Publikohet momenti që Arbana nuk lejoi të diskutohej në “Prime”, përfshihet edhe Moza...

Publikohet momenti që Arbana nuk lejoi të diskutohej në “Prime”, përfshihet edhe Moza...

Një tjetër situatë nga “Ferma VIP” po bën xhiron e rrjetit, pasi është publikuar videoja që moderatorja Arbana Osmani nuk lejoi të komentohej gjatë transmetimit live të spektaklit.

Gjatë “Prime”-it të fundit, mes debateve dhe tensioneve në shtëpi, Mimoza Ahmeti kërkoi të rikthehej tek një episod i ndodhur më herët, por Arbana ndërhyri menjëherë duke mos lejuar vazhdimin e diskutimit, pa dhënë detaje për publikun.

Tashmë në rrjetet sociale po qarkullon videoja në fjalë, ku shihet Fabjola Elezaj pranë shtratit ku ndodheshin Mimoza Ahmeti dhe Bujakan, teksa po i bënte masazh këmbëve këtij të fundit.

Në atë moment, Ola i drejtohet Mozës me fjalët: “E njifke dhe ti Magdalenën ë?”, një koment që u interpretua nga ndjekësit si ironik dhe provokues.

Referenca ndaj figurës biblike të Maria Magdalenës duket se ka qenë një nga arsyet që situata krijoi tension dhe më pas u shmang nga diskutimi gjatë spektaklit live, ndërsa videoja tashmë po komentohet gjerësisht në rrjet.