Një moment i tensionuar nga Big Brother VIP Albania është bërë viral në rrjetet sociale, duke hapur debat të madh mes ndjekësve të formatit.
Në pamjet që po qarkullojnë, Miri shihet teksa shtyn me krah Artani gjatë një përplasjeje në kuzhinë. Ky gjest ka ngritur menjëherë pikëpyetje, pasi rregullat e spektaklit ndalojnë çdo formë kontakti fizik mes banorëve.
Pas publikimit të videos, një pjesë e madhe e publikut ka reaguar ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të produksionit dhe dhënien e një “Zarfi të Zi” për Miri.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Big Brother VIP Albania, ndërsa pritet që situata të trajtohet në spektaklin e radhës për të vendosur nëse do të ketë masa apo jo.





