“Po na rritet rrethi!”/ Dua Lipa zbulon momentet nga dasma në Kosovë...

Dua Lipa via Instagram
Dua Lipa via Instagram

Dua Lipa u rikthye në Kosovë këtë fundjavë, por këtë herë jo për një koncert. Ylli botëror udhëtoi drejt vendlindjes së familjes së saj për një festë familjare, duke marrë pjesë në dasmën e djalit të hallës së saj, Andit.

Dasma u zhvillua të shtunën, më 26 shtator, ndërsa pamjet nga festa u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale. Në to, Dua shihet duke shijuar atmosferën, duke festuar dhe duke kaluar kohë me familjarët e saj.

Pak pas dasmës, këngëtarja vendosi të ndajë edhe vetë disa prej momenteve më të bukura me ndjekësit e saj. Ajo publikoi një album me fotografi nga dasma, duke i kushtuar edhe një mesazh çiftit të sapomartuar.

“Djali i hallës u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe ne patëm një dasmë të madhe shqiptare!!!”, shkroi Dua krahas fotografive.

Më pas, artistja vijoi mesazhin në shqip, duke shkruar me humor e emocion: “Po na rritet rrethi!!!!!”.

Instagram Post
DdzIsnTjFuu

Kjo vizitë e solli Dua Lipën sërish në Kosovë vetëm pak kohë pas qëndrimit të saj gjatë verës për Sunny Hill Festival.

Këtë herë, larg skenës, dritave dhe koncerteve, Dua zgjodhi të shijojë një prej momenteve më të veçanta në rrethin e saj familjar, duke ndarë më pas atmosferën e një dasme shqiptare edhe me miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale.