Reality show “Ferma VIP” vazhdon të ndezë jo vetëm ekranin, por edhe debatet jashtë tij. Mbrëmja e fundit solli një tjetër zhvillim të fortë: eliminimin e Ermiona Lekbellos, një nga figurat më të komentuara të spektaklit.
Menjëherë pas daljes nga gara, Ermiona nuk u përmbajt aspak. Në deklaratën e saj të parë publike, ajo shpërtheu me akuza të drejtpërdrejta, duke lënë të kuptohet se largimi i saj nuk ishte thjesht pjesë e lojës, por rezultat i strategjive të fshehta dhe ndikimeve nga brenda grupit.
Ajo përmendi pa hezitim disa nga ish-banorët, duke i cilësuar veprimet e tyre si të kalkuluara dhe të mbushura me djallëzi. Me tone të forta, Ermiona deklaroi:
“Kishte njerëz që donin të më largonin me çdo kusht. Janë shumë të djallëzuar. Ka pasur lot krokodili, lëvizje të dyshimta dhe lojëra për të ngatërruar situatat. Disa që duken ndryshe në ekran, janë krejt tjetër në të vërtetë.”
Ajo nuk kurseu as krahasimet personale, duke theksuar se për të, sinqeriteti mungon tek disa prej banorëve dhe se sjelljet që pa brenda shtëpisë janë reflektim i asaj që ata janë edhe jashtë.
Deklarata e saj ka ndezur menjëherë rrjetin, duke hapur diskutime të shumta mbi lojën, aleancat dhe atë që ndodh realisht pas kamerave në “Ferma VIP”.




