Gjatë një bisede me Gresa, Fabjola Elezaj ka rikthyer në vëmendje një moment të njohur nga “Big Brother VIP 1”, duke e lidhur me situatën e saj të fundit brenda formatit.
Ajo u ndal tek një debat i dikurshëm mes Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira, duke theksuar se reagimi i publikut dhe i produksionit atëherë ka qenë shumë më i fortë në krahasim me atë që ajo ka përjetuar së fundmi.
Sipas saj, atëherë një deklaratë e bërë në mënyrë të tërthortë u kthye në debat të madh publik, ndërsa në rastin e saj, edhe pse ndjeu ofendim të drejtpërdrejtë, nuk pati të njëjtin reagim apo ndërhyrje.
“Unë e kam përjetuar edhe si shikuese gjënë që më ka ndodhur mbrëmë, në edicionin e Ilirit, jo me atë shkallë por kur një konkurrent i joti (Donaldi) i ka thënë një zonje aty (Einxhelit) “ty të njeh gjithë Tirana” u bë nami, me spond… kur mua m’u tha troç, s’m’u duk se u bë nami. Dhe unë aty jam ndjerë e shtypur për të 4-5 herë.”
Ajo ngriti shqetësimin për pabarazi në trajtimin e situatave, duke theksuar se është ndjerë disa herë e vënë nën presion dhe e “shtypur” brenda lojës, sidomos pas ngjarjes së fundit.
Deklarata e saj ka ndezur diskutime në rrjet, duke rikthyer në vëmendje debatet e vjetra të BB VIP 1 dhe mënyrën si trajtohen konfliktet brenda formatit.




