Situatat romantike në Ferma VIP po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara, ndërsa një tjetër deklaratë surprizë ka trazuar rrjetin.
Pas afrimitetit të saj të menjëhershëm me Indritin, fansat nisën të aludonin për një romancë të re brenda fermës. Por mesa duket, historia nuk është aq e thjeshtë.
Gjatë një bisede me Indritin, Klevisa ka zbuluar se jashtë kamerave e pret dikush, duke lënë të kuptohet se është ende në një marrëdhënie jashtë formatit.
Ajo tregoi edhe një moment nga biseda me Mozën, e cila e kishte ngacmuar me shaka për një afrim me Sorginin. Pikërisht aty, Klevisa vendosi të sqarojë situatën:
“Jo mo zemër, unë e kam jashtë… është duke më pritur.”
Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë diskutime në rrjet, pasi publiku po krahason situatën me historinë e mëparshme të Vanesës, e cila gjithashtu kishte një raport jashtë fermës para afrimitetit me Indritin.
Ndërkohë, marrëdhënia mes Klevisës dhe Indritit vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, sidomos tani që pritet edhe leximi i letrës që ai ka shkruar për Vanesën në Prime-in e radhës.




