Përplasje pas finales së BBV: G-Bani sulmon Ledion Liçon – “Për interes citon Biblën!”

Përplasje pas finales së BBV: G-Bani sulmon Ledion Liçon – “Për interes citon Biblën!”

Debatet rreth finales së Big Brother VIP Albania vazhdojnë të përshkallëzohen, ndërsa ish-banori G-Bani ka ashpërsuar tonet ndaj moderatorit Ledion Liço.

Reagimi i tij vjen pasi Ledioni publikoi në rrjetet sociale një pasazh mbi dashurinë nga Bibla. Kjo duket se nuk është pritur mirë nga reperi, i cili e ka akuzuar publikisht për hipokrizi dhe përdorim të mesazheve fetare për imazh.

“Për interes të tij, edhe Ledioni citon Biblën…” – shkruan ai, duke e lidhur këtë veprim me zhvillimet e finales dhe duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën si u menaxhua rezultati.

Në deklaratën e tij, G-Bani shkon më tej, duke përmendur edhe çështje që lidhen me renditjen finale dhe vendimet e produksionit, duke aluduar për skenarë të paracaktuar dhe vendime të orientuara për efekt televiziv.

G Bani via Instagram Story

Këto komente kanë shtuar edhe më shumë polemikat në rrjet, duke e mbajtur në qendër të vëmendjes finalen e Big Brother VIP Albania, e cila vazhdon të diskutohet jo vetëm për fituesin, por edhe për prapaskenat dhe vendimet që e shoqëruan.