Përplasje në rrjet mes Dea Mishel dhe Erion Braçes! Ironia për sulmin me vezë përfundon me ofendime dhe “block” në Instagram...

Përplasje në rrjet mes Dea Mishel dhe Erion Braçes! Ironia për sulmin me vezë përfundon me ofendime dhe “block” në Instagram...

Një koment ironik i Dea Mishel për incidentin me Erion Braçen, makina e të cilit u qëllua me vezë gjatë protestës së djeshme në kryeqytet, është kthyer në një debat të ashpër në rrjetet sociale.

Pas tensioneve që shoqëruan protestën, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, influencerja vendosi të ironizonte deputetin me një mesazh publik.

“Erion mirëdita, si je? Vinte shumë erë vezë makina? E lave vetë apo në servis? Apo e ke lënë për momentin? Kujdes se thahet dhe mezi e heq pastaj”, shkroi Dea.

Reagimi i Erion Braçes nuk vonoi. Deputeti iu përgjigj me një koment të shkurtër:

“Auuuu, je larë ti?!”

Sipas Deas, menjëherë pas këtij shkëmbimi, deputeti e bllokoi në Instagram. Influencerja e ndau episodin me ndjekësit e saj, duke shkruar me ironi:

“Deputeti i dytë që e çon muhabetin në ofendime personale dhe më bën block. Me një tek koment ky s’mbajti fare… Po i mbledh si pokemonë brenda muajit.”

Instagram Post
DaOA3TiDVGk

Kjo nuk është hera e parë që Dea Mishel përfshihet në debate publike me figura politike. Vetëm pak ditë më parë, ajo pati një përplasje virtuale edhe me deputeten Zegjine Çaushi, ndërsa ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në protestën e organizuar para Kryeministrisë, ku kërkohet shfuqizimi i ligjit 21/2024.

Shkëmbimi i fundit mes Dea Mishel dhe Erion Braçes ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke u kthyer në një nga temat më tëkomentuara të ditës.