“Paske marrë burrë të martuar?”/ Alketa Vejsiu reagon publikisht ndaj komentueses...

Alketa Vejsiu via Instagram
Alketa Vejsiu via Instagram

Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar pa hezitim ndaj një komenti kritik që mori në rrjetet sociale pas postimit emocional kushtuar Michelle-s, vajzës që bashkëshorti i saj Adriani ka nga martesa e parë.

Pas dedikimit prekës që Alketa ndau në Instagram, një ndjekëse e akuzoi moderatoren se ishte futur në mes të një martese.

“Domethënë qenke martuar me një burrë të martuar ose je futur në mes…”, – shkruante komentuesja.

Por Alketa nuk zgjodhi të heshtë. Moderatorja iu përgjigj publikisht me një koment të shkurtër, por shumë të drejtpërdrejtë:

“Një burrë yll që ishte single kur e takova.”

Reagimi i saj mori menjëherë vëmendje në rrjet, ndërsa shumë ndjekës vlerësuan mënyrën e qetë dhe të sigurt me të cilën moderatorja iu përgjigj akuzës.

Debati nisi pasi Alketa publikoi një mesazh plot dashuri për Michelle-n, të cilën e quajti:

“Motra e madhe e dy fëmijëve të mi.”

Postimi u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe u shoqërua me reagime të shumta pozitive për marrëdhënien familjare që moderatorja ka ndërtuar ndër vite.