Teksa “Ferma VIP 3” po i afrohet finales, emocionet dhe debatet rreth favoritëve të këtij edicioni po shtohen dita-ditës.
Pas reagimeve të shumta nga publiku dhe ish-konkurrentët, edhe Adion Puka ka bërë publik qëndrimin e tij, duke zbuluar se cilin sheh si fituesin e këtij edicioni.
Përmes një postimi në Instagram, Adioni ka ndarë një video të aktorit Elvis Pupa brenda fermës, duke i dhënë mbështetjen e tij të hapur.
Në mesazhin shoqërues ai shkroi: “Askush se meriton fitoren më shumë se ti kampion.”

Adion Puka via Instagram Story
Ky reagim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi vjen në një moment kur gara për finalen e madhe është bërë edhe më e fortë dhe çdo mbështetje publike mund të ndikojë në perceptimin e publikut.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse publiku do të jetë në të njëjtën linjë me zgjedhjen e Adit dhe nëse Elvis Pupa do të shpallet triumfues i Ferma VIP 3.




