Vetëm pak ditë pas konfirmimit të ndarjes, Brikena dhe Mateo janë rikthyer në të njëjtin ambient, por këtë herë për arsye profesionale.
Ish-çifti do të jenë pjesë e panelit të sezonit të ri të emisionit “Top Arena”, i cili nis transmetimin më 11 qershor në ekranin e Top Channel.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi nga Ed Manushi dhe faqja zyrtare e “Procesit Sportiv”, ku është prezantuar rikthimi i programit.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve kanë qenë fotot nga përgatitjet e emisionit.

Në pamjet e publikuara, shumë fansa kanë vënë re një ftohtësi të dukshme mes Brikenës dhe Mateos. Edhe pse ndodhen në të njëjtin grup, të dy shfaqen me një distancë fizike nga njëri-tjetri, duke qëndruar në anë të ndryshme të fotografive.
Ky detaj ka nxitur reagime, pasi vjen pas ndarjes së tyre të shumëkomentuar pas “Big Brother VIP Albania 5”.
Më herët, Brikena kishte sqaruar ndjekësit se ndarja kishte ndodhur në mënyrë të qetë dhe me respekt reciprok.
Megjithatë, me nisjen e “Top Arena”, ish-çifti do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në të njëjtin panel, ndaj çdo ndërveprim i tyre pritet të ndiqet me shumë vëmendje nga publiku.




