Pas sulmeve të vazhdueshme ndaj Ledion Liço dhe akuzave për produksionin e Big Brother VIP Albania, marrëdhënia mes G-Bani dhe Top Channel dukej më e tensionuar se kurrë.
Por ajo që ndodhi në festën përmbyllëse të spektaklit ka habitur të gjithë.
Në një moment të mbrëmjes, në sfond është vendosur një nga këngët e G-Banit, një veprim që është interpretuar si i papritur, duke marrë parasysh konfliktet e hapura mes palëve.
Vetë reperi nuk e ka lënë pa reagim këtë detaj. Ai ka shpërndarë një video nga festa në rrjetet sociale, ku dëgjohet kënga e tij dhe shfaqet logoja e spektaklit, duke e shoqëruar me një koment ironik:
“Unë: Topi më prish imazhin… Topi: Bjeri se i bie bukur.”
G Ban via Instagram Story
Ky moment ka ndezur reagime të shumta online, ku ndjekësit e shohin si një “mesazh të heshtur” nga produksioni, ose thjesht si një zgjedhje muzikore që sfidon gjithë polemikat e fundit.
Pavarësisht tensioneve, duket se Big Brother VIP Albania vazhdon të prodhojë surpriza edhe pas mbylljes së sezonit.




