Pas eliminimit të bujshëm nga “Ferma VIP”, Fabjola Elezaj (Ola) ka reaguar për herë të parë lidhur me debatin e fortë dhe ofendimin ndaj moderatores Arbana Osmani.
E ftuar në emisionin “Ferma VIP Club”, Ola ka sqaruar versionin e saj të ngjarjes, duke deklaruar se sipas saj moderatorja kishte kaluar kufijtë e rolit të saj gjatë debatit.
Teksa diskutonte situatën në studio, ajo u përball me pyetjen se personi ndaj të cilit reagoi nuk ishte një banor i fermës. Por Fabjola ndërhyri menjëherë, duke mbrojtur qëndrimin e saj dhe duke theksuar se Arbana nuk duhej të përfshihej në konflikt.
“Përderisa nuk është personazh brenda, nuk kishte pse të përziente shoqërinë e vet. Moderatorja nuk kishte pse me hy në debat duke thënë që unë kështu i drejtohem miqve të mi. A hajde bëhemi miq pra…”, – u shpreh ajo.
Deklarata e saj ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin Olan dhe atyre që mendojnë se moderatorja kishte të drejtë të ndërhynte.
Debati mes Fabjola Elezajt dhe Arbana Osmanit vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara të momentit në lidhje me “Ferma VIP”.




