Pas ditësh të mbushura me spekulime për fundin e marrëdhënies me Brikena Selmani, ka ardhur më në fund reagimi i parë nga Mateo Borri.
Dyshimet për një ndarje nisën pasi çifti hoqi fotot e përbashkëta nga Instagrami dhe nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Situata u komentua edhe më shumë pas postimit të Brikenës me një emoji zemre të thyer.
Mes gjithë zhurmës online, Mateo Borri ka zgjedhur të reagojë në mënyrë indirekte përmes një Instastory.
Ai publikoi një foto nga Elbasan, qyteti i tij i lindjes, ku shihet i rrethuar nga disa fëmijë teksa bën shenjën e paqes me duar.
Krahas imazhit, Mateo shkroi thjesht:
“Një ditë normale në Elbasan.”

Mateo Borri via Instagram Story
Postimi i tij është interpretuar nga ndjekësit si një mënyrë për të treguar qetësi dhe për të lënë të kuptohet se po vazhdon jetën larg dramave të rrjeteve sociale.
Megjithatë, as Mateo Borri dhe as Brikena Selmani nuk kanë dhënë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë për të konfirmuar apo mohuar përfundimisht ndarjen e tyre.




