Ajo që dukej si nisja e një romance të re në “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur vetëm pak orë pas afrimitetit mes Indrit dhe Vanesës.
Pas puthjeve dhe përqafimeve gjatë festës, u krijua ideja se dyshja kishte konfirmuar lidhjen e tyre. Por në një bisedë të qetë në oborr, Indri ka vendosur të shprehë hapur hezitimet e tij, duke theksuar se, pavarësisht tërheqjes që ndjen, nuk është ende gati të nisë një marrëdhënie.
Nga ana tjetër, Vanesa ka qenë më e hapur ndaj afrimitetit dhe ka tentuar të mos lejojë distancimin mes tyre. Megjithatë, Indri ka rikthyer në vëmendje një çështje që për të mbetet pengesë: situata e papërfunduar e Vanesës jashtë formatit.
Ai ka nënvizuar se kjo e bën të ndihet i rezervuar, pasi nuk dëshiron të përfshihet në një histori të paqartë apo të bëhet shkak për probleme në një marrëdhënie që ende nuk është mbyllur.
Ky qëndrim tregon një qasje më të kujdesshme nga ana e tij, edhe pas një momenti kaq të afërt mes tyre. Tani mbetet për t’u parë nëse Vanesa do të sqarojë situatën e saj jashtë dhe nëse kjo histori do të marrë një drejtim më të qartë brenda fermës.




