Në prag të finales së Big Brother VIP Albania 5, banorët kanë zgjedhur liderin e fundit të këtij sezoni, një rol që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në fazën përmbyllëse të lojës.
Përmes një votimi mes tyre, konkurrentët vendosën se kush do të mbajë këtë përgjegjësi të fundit. Sipas rregullave të lexuara në zarfin e bardhë, banori që do të merrte më shumë vota do të fitonte titullin e liderit dhe një avantazh të rëndësishëm në lojë.
Në përfundim të votimit, Brikena arriti të sigurojë shumicën e votave, duke u shpallur kështu liderja e fundit për këtë sezon.
Avantazhi që ajo do të përfitojë nga ky rol nuk është bërë ende i ditur, por pritet të zbulohet gjatë spektaklit “Prime” ose në ditët në vijim, duke shtuar edhe më shumë pritshmëritë për finalen e madhe.




