Modelja e njohur Oriola Marashi ka reaguar publikisht në mbështetje të reperit Gjesti, i cili ndodhet në paraburgim pas incidentit të fundit.

Oriola Marashi via Instagram Story
Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë një mesazh të shkurtër ku kërkon lirimin e tij, duke shkruar: “FREE @gjestt”.
Në reagimin e saj, modelja ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si, sipas saj, disa kompani trajtojnë artistët. “Artistët nuk janë pronë e askujt. Boll me kompani që ua nxijnë jetën artistave dhe duan t’ua pijnë gjakun deri në pikën e fundit,” shkruan Marashi.
Postimi i saj është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shtuar reagimet dhe diskutimet rreth situatës së reperit. Mbështetja e modeles vjen në një moment kur çështja e Gjestit vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara në media.





