Orinda Huta thyen heshtjen pas aludimeve për shtatzëni: “Kur të jem, do ta them vetë”

Orinda Huta via Instagram
Orinda Huta via Instagram

Një video e publikuar nga Orinda HutaInstagram ndezi menjëherë spekulimet në rrjet, ku shumë ndjekës aluduan se moderatorja mund të ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Në pamjet e shpërndara, Orinda shfaqej pranë bashkëshortit të saj, Turjan Hysko, dhe vajzës së tyre, duke kaluar momente të ngrohta familjare. Fustani që kishte veshur, si edhe një moment ku Turjani e përqafon, bënë që shumë ndjekës të besonin se moderatorja po fshihte një shtatzëni.

Komentet me urime vërshuan menjëherë, por Orinda Huta vendosi t'u japë fund zërave me një reagim të drejtpërdrejtë dhe plot humor.

“Për të gjithë detektivët e komenteve: jo, nuk jam shtatzënë. Ishte thjesht dita e parë e ciklit. Kur të jem, ju premtoj që do e bërtas vetë! Ju duaaaa”, shkroi moderatorja në Instagram.

Instagram Post
DavqXXiDuVX

Me këtë sqarim, Orinda hodhi poshtë të gjitha aludimet që qarkulluan në rrjet, ndërsa reagimi i saj u prit me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët vlerësuan sinqeritetin dhe mënyrën me humor se si zgjodhi t'i përgjigjej spekulimeve.