Olta Gixhari rrëfen sekretin e lumturisë në çift: “Kam pasur fat”

Olta Gixhari rrëfen sekretin e lumturisë në çift: “Kam pasur fat”

Olta Gixhari ka ndarë një moment të rrallë nga jeta e saj personale, duke folur me sinqeritet për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Dorin.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, aktores iu drejtuan disa pyetje rreth jetës private, ndërsa njëra prej tyre lidhej me historinë e saj të dashurisë dhe jetën në çift.

E pyetur se si do ta përshkruante marrëdhënien me partnerin, Olta Gixhari dha një përgjigje të shkurtër, por plot domethënie:

“Kam pasur fat.”

Olta Gixhari via Instagram Story

Me këto pak fjalë, aktorja la të kuptohet se ndihet me fat për partnerin që ka në krah dhe për familjen që kanë ndërtuar së bashku.

Prej vitesh, Olta ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut, megjithatë herë pas here ndan me ndjekësit momente të veçanta nga përditshmëria dhe familja e saj.

Aktorja dhe Dori janë prindër të dy djemve, ndërsa kohët e fundit ajo ka vendosur t’i kushtojë më shumë kohë familjes, duke qëndruar përkohësisht larg angazhimeve në projektet televizive.