Olta Gixhari ka rikthyer në qendër të vëmendjes filmin “Në kuadër të dashurisë”, pas një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në Instagram.
Gjatë rubrikës “Ask me a question”, një ndjekës e pyeti aktoren nëse, pas transformimit të saj fizik, do të rikthehej në ekran për një film të dytë përkrah Luiz Ejllit.
“Tani që u dobësove, a do e bësh filmin e dytë ‘Në kuadër të dashurisë’?”, ishte pyetja që iu drejtua aktores.
Olta Gixhari iu përgjigj me humor, duke publikuar një fotografi me gishtin e madh lart dhe duke shkruar:
“Ahahah po ok.”
Edhe pse përgjigjja e saj ngjalli entuziazëm te fansat, ajo nuk përbën një konfirmim zyrtar se një vazhdim i filmit është në përgatitje. Megjithatë, reagimi i aktores ka shtuar shpresat e publikut për një ribashkim në ekran me Luiz Ejllin.
Kujtojmë se “Në kuadër të dashurisë”, i cili u shfaq në kinema në nëntor 2023, u prit me sukses në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë. Në film, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli interpretuan personazhet e Jonidës dhe Besit, një çift i martuar prej dhjetë vitesh që përballet me sfidat e martesës mes situatave komike dhe emocionale.




