Ola Elezaj ka festuar ditëlindjen e saj, duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente nga festa. Por mes fotografive të publikuara, një imazh i veçantë me partnerin e saj, Adionin, ka tërhequr vëmendjen dhe ka nxitur dyshimet për një lajm të bukur në çift.
Në fotografinë që po komentohet, dy ish-konkurrentët e “Ferma VIP” shfaqen të përqafuar, ndërsa Adioni mban dorën mbi barkun e Olës. Pikërisht ky detaj ka bërë që të lindin aludimet se çifti mund të jetë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Adion Puka via Instagram Story
Për këtë rast, Ola shfaqet e veshur me një kostum elegant në ngjyrë të artë, ndërsa Adioni qëndron pranë saj në një moment të ëmbël, mes atmosferës festive të ditëlindjes.
Megjithatë, deri më tani, as Ola dhe as Adioni nuk kanë konfirmuar lajmin e shtatzënisë. Për rrjedhojë, dyshimet mbeten të bazuara vetëm te fotografia, e cila mund të jetë thjesht një gjest romantik mes partnerëve.
Historia e dashurisë mes Olës dhe Adionit nisi gjatë pjesëmarrjes së tyre në spektaklin “Ferma VIP”. Pas përfundimit të programit, marrëdhënia e tyre ka vijuar, ndërsa të dy kanë ndarë herë pas here me ndjekësit momente nga jeta e tyre në çift.
A është vërtet një lajm i bukur për familjen e tyre të ardhshme, apo fotografia ka nxitur thjesht aludime? Mbetet të shihet nëse çifti do të reagojë përballë këtyre dyshimeve.




