Një debat i fortë ka shpërthyer në “Ferma VIP”, ku në qendër janë vendosur Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Shkak për përplasjen është bërë një çështje e përditshme në shtëpi, higjiena që fillimisht ka nisur si debat mes Jonidës dhe Malbora Gurrës, por më pas është zgjeruar edhe te banorët e tjerë.
Gjatë diskutimit, Soni ka dhënë mendimin e saj, duke theksuar se mënyra e komunikimit është thelbësore dhe se çdo situatë duhet trajtuar me tonin e duhur. Kjo ndërhyrje duket se nuk është pritur mirë nga Jonida, e cila reagoi menjëherë.
Debati mes dy këngëtareve u ashpërsua shpejt, me shkëmbime direkte dhe tone të forta. Jonida u shpreh se nuk do të sillte kurrë të njëjtën sjellje në jetën reale dhe kritikoi mënyrën e komunikimit brenda shtëpisë, ndërsa theksoi se nuk kishte kërkuar mendimin e Sonit.
Nga ana tjetër, Soni u përgjigj se po fliste pasi iu kërkua mendimi dhe shtoi se nuk përfshihet në debate në të njëjtën mënyrë.
Momenti më i tensionuar erdhi kur Jonida deklaroi:
“Ti je Soni Malaj, unë jam Jonida Maliqi, mos u krahaso me mua”, ndërsa Soni ia ktheu: “Unë të krahasohem me ty? Larg qoftë”.
Ky përplasje ka ndezur reagime të shumta në rrjet, duke e kthyer në një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni të “Ferma VIP”.




