“Nuk jam unë”/ Antonela Berisha reagon pas aludimeve për videon intime dhe publikon foto...

Antonela Berisha via Instagram
Antonela Berisha via Instagram

Antonela Berisha ka reaguar publikisht pasi emri i saj është përmendur në rrjet në lidhje me një video intime, në kuadër të diskutimeve që kanë qarkulluar së fundmi rreth materialeve të lidhura me kompozitorin Adrian Hila.

Përmes disa postimeve në Instagram, Antonela ka mohuar kategorikisht se është vajza që shfaqet në materialin për të cilin po flitet, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi për të mbështetur sqarimin e saj.

“Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË”, ka shkruar Antonela.

Ajo ka renditur disa dallime fizike që, sipas saj, tregojnë se personi në video nuk është ajo. Berisha ka pretenduar se vajza në material ka gjatësi dhe strukturë trupore të ndryshme, ndërsa ka përmendur edhe një nishan në qafë, të cilin thotë se nuk e ka.

Për të mbështetur deklaratën e saj, Antonela ka publikuar një fotografi të barkut, duke treguar nishanin pranë kërthizës dhe duke argumentuar se një detaj i tillë mungon te personi që shfaqet në videon për të cilën po flitet.

Në një tjetër postim, ajo ka përmendur edhe një detaj shtesë, duke pretenduar se vajza në video mban një unazë martese.

Berisha ka theksuar se reagimi i saj nuk lidhet me paragjykimin e jetës intime, por me faktin që, sipas saj, po i atribuohet një material që nuk i përket asaj.

“Nëse ajo video do të ishte e imja, do ta pranoja pa pikën e problemit”, është shprehur ajo.

Më tej, Antonela ka shtuar:

“Problemi nuk është çfarë përmban videoja, problemi është që po më atribuohet mua diçka që nuk është e imja”.

Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se personat apo faqet që vijojnë ta identifikojnë si vajzën në video do të mbajnë përgjegjësi për publikimet e tyre.

Në fund, Berisha ka përcjellë edhe një mesazh kundër cenimit të privatësisë dhe shpërndarjes së materialeve intime pa pëlqim:

“Të bësh seks nuk është turp. Është pjesë normale e jetës së çdo të rrituri. Turp është të publikosh, shpërndash apo komentosh materiale intime të dikujt pa pëlqimin e tij”.

Antonela Berisha via Instagram Story

Pretendimet dhe identifikimet që kanë qarkulluar në rrjet nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa Antonela Berisha e ka mohuar publikisht se personi në material është ajo.