Nuk ishte shaka! Keijsi Hyseni konfirmon ndarjen nga Ina Aderi...

Nuk ishte shaka! Keijsi Hyseni konfirmon ndarjen nga Ina Aderi...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Keijsi Hyseni, ka bërë një deklaratë që ka surprizuar publikun, duke zbuluar se lidhja e tij me Ina Aderi ka marrë fund.

Gjatë një interviste në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, përballë moderatores Elona Duro, ai pranoi se nuk janë më bashkë, pavarësisht mbështetjes që kanë pasur për njëri-tjetrin në fillim të projekteve të reja.

Fillimisht u mendua se mund të ishte një shaka për 1 Prillin, por Keijsi e mohoi këtë, duke theksuar se vendimi për ndarjen ishte i vërtetë dhe i menduar.

Sipas tij, marrëdhënia kishte arritur në një pikë ku nuk po funksiononte më si duhet dhe të dy kishin kuptuar se po i bënin më shumë dëm njëri-tjetrit. Për këtë arsye, vendosën t’i japin kohë vetes dhe të ndahen në mënyrë të qetë.

Ai shtoi gjithashtu se ndarja është shumë e freskët, e ndodhur vetëm pak ditë më parë, por është realizuar me mirëkuptim të plotë nga të dy palët, pa konflikte apo tensione.