“Nuk ishte luks në Milano”/ Juela Nikolli zbulon sa paguhej te marka prestigjioze “Hermès”

Juela Nikolli via Instagram
Juela Nikolli via Instagram

Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Juela Nikolli, ka ndarë detaje të rralla nga eksperienca e saj profesionale jashtë Shqipërisë, duke folur për periudhën kur punonte për markën luksoze ndërkombëtare “Hermès”.

E ftuar në një intervistë për Top Albania Radio me moderatorin Ronaldo Sharka, Juela tregoi për herë të parë edhe shifrën konkrete që paguhej gjatë kohës që jetonte dhe punonte në Milano.

Sipas saj, paga mujore arrinte rreth:

2,000 euro në muaj

Megjithatë, ish-banorja theksoi se kjo shumë nuk mjaftonte për një jetë luksoze në një qytet kaq të shtrenjtë si Milano.

“Për standardin e Milanos nuk ishte ndonjë pagë e madhe për luks,” – u shpreh ajo.

Instagram Reel
DYeqF3GMndk

Nga ana tjetër, Juela shtoi se për një vajzë të re, kjo mbetej një pagesë shumë e mirë dhe një eksperiencë mjaft e vlefshme profesionalisht.

Rrëfimi i saj ka ngjallur interes te ndjekësit, sidomos pasi gjatë qëndrimit në BBVIP ajo e kishte përmendur vetëm shkurtimisht punën për markën prestigjioze, pa zbuluar më parë detaje financiare.