Një përplasje virtuale ka tërhequr vëmendjen në rrjet, pasi ish-banori i “Big Brother Albania”, Elton Tozaj, ka publikuar disa mesazhe private që, sipas tij, janë shkëmbyer mes Françeska Muratit dhe një vajze jo publike.
Në “screenshot”-in e publikuar nga Tozaj, bie në sy menjëherë gjuha e ashpër dhe ironike e përdorur gjatë komunikimit, me akuza dhe ofendime nga të dyja palët.
Në një prej mesazheve, vajza e pyet:
“Nga -5 deri tek -1 sa budallaçkë je?”
Ndërsa nga llogaria që shfaqet me emrin e Françeskës vjen përgjigjja:
“Imagjino sa e shëmtuar je, s’të sheh kush me sy”, e ndjekur nga shprehja “Me qenë loser si ti”.
Përplasja vijon me të njëjtin ton, ndërsa një tjetër pjesë e bisedës ka tërhequr veçanërisht vëmendjen:
“Burrat e martuar nuk më shohin”, shkruhet në një prej mesazheve.
Përgjigjja që pason është:
“As unë p.sh. nuk e lë burrin tim për një burrë të martuar.”
Elton Tozaj e ka shoqëruar publikimin me një koment ironik, duke vënë në fokus mënyrën se si është zhvilluar komunikimi.
“Më pëlqen komunikimi kaq i ëmbël i influencereve tona me vajzat në Instagram! Dhe për më tepër më vdes kur i thotë ‘s’ti hedh njeri sytë!’”, shkroi ai.

Franceska Murati via Instagram Story
Megjithatë, nga pamjet e publikuara nuk kuptohet se çfarë e ka shkaktuar përplasjen mes dy vajzave dhe mungon konteksti i plotë i bisedës.
Po ashtu, publikimi i një “screenshot”-i nga një bisedë private nuk lejon verifikim të pavarur të rrethanave apo të autenticitetit të plotë të komunikimit.
Ajo që bie në sy nga mesazhet e publikuara është toni aspak miqësor dhe i tensionuar i shkëmbimit, i cili tashmë ka nxitur reagime në rrjet.




