Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një moment tepër të ëmbël me vajzën e saj, Poem Blu, e cila duket se po i shijon aq shumë ditët pranë babait të saj, Ledri Vulës, sa ka vendosur t’i kërkojë mamasë edhe pak më shumë kohë.
Përmes një Instastory, Sara ka publikuar një moment nga videotelefonata me të bijën, duke treguar se Poem duhej të kthehej tek ajo një ditë më parë.
Por vogëlushja kishte një plan tjetër. Ajo telefonoi të ëmën dhe, me duart e bashkuara në shenjë lutjeje, i kërkoi ta lejonte të qëndronte edhe një ditë më shumë me babin.
“Kishte për të ardhur dje tek unë. Më mori në telefon me duart kështu, duke m’u lutur të rrijë edhe një ditë më shumë, ‘cause Maaa im having so much fun’”, ka shkruar Sara.
Edhe pse duket se për një nënë nuk është gjithmonë e lehtë të shtyjë momentin e rikthimit të fëmijës pranë saj, Sara në fund ka pranuar kërkesën e vogëlushes.
“Heavy hearted, I said yes” – “Me zemër të rënduar, thashë po”, ka shtuar ajo.

Sara Hoxha via Instagram Story
Ndërkohë, Poem po kalon këto ditë me babain e saj, Ledri Vula, dhe nga momentet e publikuara në rrjetet sociale duket se vogëlushja po e shijon në maksimum kohën me të atin dhe familjen e tij.
Edhe Ledri ka ndarë së fundmi momente të veçanta pranë së bijës, duke treguar edhe një herë lidhjen e ngushtë mes tyre.
Këtë herë, megjithatë, ishte vetë Poem ajo që me një telefonatë, disa duar të bashkuara dhe një lutje të pafajshme arriti t’i “fitonte” mamit edhe një ditë pushime me babin.




