“Nga ‘shtag sorr’ te ‘bark shtatzënë’”: Xheneta Fetahu shpërthen ndaj komenteve për trupin dhe denoncon standardet e dyfishta...

Xheneta Fetahu via Instagram
Xheneta Fetahu via Instagram

Xheneta Fetahu ka thyer heshtjen me një reagim emocional në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komenteve të vazhdueshme për pamjen e saj fizike dhe peshën. Ajo shprehet e tronditur nga mënyra se si njerëzit ndihen të lirë të gjykojnë trupin e saj, duke vënë në pah një standard të dyfishtë në reagimet e ndjekësve.

“Kur kam qenë shumë e dobët, më quajtët ‘shtag sorr’. Sot që kam shtuar peshë dhe jam më mirë me shëndetin tim, vazhdoni me komente si ‘bark shtatzënë’ apo ‘balenë’,” shkruan ajo, duke kritikuar hapur këtë qasje.

Ajo zbulon gjithashtu se në të kaluarën rënia e madhe në peshë ka qenë e lidhur me probleme shëndetësore, duke theksuar: “Në atë kohë nuk kam qenë mirë. Tani jam më mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi.”

E irrituar nga komentet negative, Xheneta u drejtohet kritikëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke nënvizuar se shpesh ata që gjykojnë të tjerët janë vetë të përballur me pasiguri, ndërsa i fton të reflektojnë dhe të fokusohen më shumë në jetën e tyre.

Xheneta Fetahu via Instagram Story