Juliana Nura prej më shumë se tri javësh po qëndron në një spital në Zvicër, ku është në pritje të ardhjes në jetë të binjakëve.
Në këtë periudhë të veçantë, ajo ka treguar se me vete nga Kosova ka marrë edhe një prej produkteve të saj të preferuara, që po e shoqëron gjatë qëndrimit në spital.
Bëhet fjalë për “Active+ Alkaline Water”, të cilin Juliana e ka përmendur si një ndihmë për të qëndruar e hidratuar.
“Vetëm një gjë po më mban pak të hareshme e hidratuar në këtë spital, është produkti i Kosovës, më i miri, uji”, ka shkruar ajo krahas fotografisë së publikuar.

Juliana Nura via Instagram Story
Në imazh shihet gjithashtu edhe linja e përshtatshme për përgatitjen e ushqimit të bebeve, një detaj që merr një tjetër kuptim duke qenë se Juliana është në pritje të dy fëmijëve.
Kështu, edhe gjatë qëndrimit të saj në Zvicër, Juliana ka zgjedhur të ketë pranë një produkt nga Kosova, në një prej periudhave më të rëndësishme dhe emocionuese të jetës së saj.




