Prej kohësh, emrat e Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, sidomos pas bashkëpunimeve të tyre muzikore që ngjallën shumë diskutime për një raport më të afërt mes dyshes.
Së fundmi, pas lajmeve për një ndryshim në menaxhimin e Xhensilës, në rrjet u përhapën aludime për një krisje të mundshme edhe në raportin e saj me Ledrin. Por një postim i fundit duket se ka ndryshuar narrativën.
Këngëtarja ka ripostuar në Instastory një material promovues për një performancë të përbashkët me Ledri Vula, ku tregohet se dyshja do të ngjitet sërish në skenë javën e ardhshme.

Xhensila Myrtezaj via Instagram Story
Ky veprim është interpretuar si një konfirmim i vazhdimit të bashkëpunimit artistik, duke hedhur poshtë zërat për ndarje apo distancim mes tyre.
Në një periudhë ku çdo detaj i dyshes komentohet gjerësisht, ky postim i Xhensilës shihet si një sinjal i qartë se marrëdhënia e tyre profesionale mbetet e pandryshuar, të paktën në skenë dhe projekte muzikore.




