Ndarje e re për Mateon dhe Brikenën? Veprimet e fundit në Instagram ndezin dyshimet...

Ndarje e re për Mateon dhe Brikenën? Veprimet e fundit në Instagram ndezin dyshimet...

Vetëm pak orë pasi publikuan një foto së bashku nga ambientet e “Top Arena”, Mateo dhe Brikena kanë ngritur sërish pikëpyetje mbi raportin e tyre.

Sipas asaj që është vënë re në Instagram, fotografitë e përbashkëta të çiftit janë fshirë nga profilet e tyre, ndërsa dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetin social.

Këto lëvizje kanë bërë që ndjekësit të aludojnë për një ndarje të re, vetëm pak kohë pasi dukej se marrëdhënia mes tyre ishte rikthyer në rrugën e duhur.

Megjithatë, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar situatën. Për këtë arsye, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare apo për një mosmarrëveshje të përkohshme.

Deri në një reagim nga vetë protagonistët, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh, ndërsa veprimet e tyre në Instagram kanë mjaftuar për të ndezur diskutime të shumta mes ndjekësve.