Motra e Klevisës reagon për afrimin me Indritin: “Është shqetësuese…”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Afrimi i shpejtë mes Indritit dhe Klevisës pas largimit të Vanesës është kthyer në një nga temat më të komentuara të Ferma VIP.

Për këtë situatë ka reaguar së fundmi edhe motra e Klevisës, e cila ishte e ftuar në studion e Ferma Club për të folur mbi raportin që po krijohet mes dy banorëve.

Ajo nuk i fshehu rezervat dhe shqetësimet e saj, duke u ndalur veçanërisht te diferenca e madhe në moshë mes tyre.

Është shqetësuese që një burrë 38-vjeç të ketë pëlqim për një vajzë 19-vjeçare”, u shpreh ajo gjatë diskutimit në studio.

Instagram Reel
DYriOiglGnK

Më tej, motra e Klevisës shtoi se shpreson që afrimiteti i Indritit ndaj motrës së saj të mos jetë i natyrës romantike.

Deklarata e saj ka ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin shqetësimin e familjes dhe atyre që mendojnë se raporti mes dy konkurrentëve po keqinterpretohet.