“Mos shaj me familje!”/ G-Bani dhe Rogert Sterkaj përplasen në rrjet, i bëjnë “diss” njëri-tjetrit...

“Mos shaj me familje!”/ G-Bani dhe Rogert Sterkaj përplasen në rrjet, i bëjnë “diss” njëri-tjetrit...

Përplasja mes Joz Markut dhe Edi Kuçit duket se ka marrë përmasa të tjera, duke përfshirë edhe personazhe të njohur të skenës shqiptare. Pas reagimeve të shumta për konfliktin, në debat janë futur edhe G-Bani dhe Rogert Sterkaj, të cilët kanë mbajtur qëndrime të kundërta.

G-Bani, i cili është mik i Jozit, ka dalë publikisht në mbështetje të tij. Përmes disa postimeve në Instagram, ai ka kundërshtuar deklaratat e Edit, i cili pas përplasjes fizike e kishte cilësuar Jozin si “të pabesë” dhe “tradhtar”.

Sipas G-Banit, situata nuk mund të shihet e shkëputur nga deklaratat e rënda që Edi kishte bërë ndaj Jozit në vitin 2025, të cilat janë rikthyer në vëmendje pas konfliktit të fundit.

Nga ana tjetër, Rogert Sterkaj është pozicionuar hapur në krah të Edit. Në reagimet e tij, ai ka publikuar mesazhe që janë interpretuar në rrjet si thumbime dhe paralajmërime ndaj Jozit dhe mbështetësve të tij.

Por debati mes dy personazheve mori një tjetër kthesë kur Rogerti, i ftuar në “TAR”, foli për G-Banin dhe deklaroi se po mendon t’i realizojë një “diss”.

Instagram Reel
Dc1WDxqODhI

Deklarata nuk kaloi pa u vënë re nga G-Bani. Ai ka rishpërndarë videon e Rogertit dhe i është përgjigjur me ironi, duke e pranuar sfidën:

“Ti je nish! Ma bane qejfin me këtë diss-in! Eeeeeeyyy ROGGIE IN THA HOUSE!!!!! Veç mos shaj me familje”, shkroi G-Bani.

G-Bani via Instagram Story

Kështu, përplasja që nisi mes Jozit dhe Edit duket se po shtrihet edhe te personazhe të tjerë, ndërsa tashmë vëmendja është te “diss-i” i paralajmëruar mes G-Banit dhe Rogert Sterkajt.