Momenti prekës i djalit të Shpat Kasapit në Kurban Bajram – “Përqafimi më i madh për babin në qiell”

Selvije Jao via Instagram
Selvije Jao via Instagram

Në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit, një postim emocionues nga bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi ka prekur zemrat e ndjekësve në rrjetet sociale.

Selvija publikoi një foto të vogëlushit Roel, i veshur me të bardha, teksa me buzëqeshjen e tij të ëmbël “i dërgonte përqafimin më të madh babit në qiell”.

Selvije Jao via Instagram Story

Postimi u shoqërua me urime të ndjera për Kurban Bajrami dhe me fjalë plot dashuri e mall, duke emocionuar menjëherë ndjekësit.

Fotoja e Roel mori reagime të shumta në rrjet, ndërsa komentet u mbushën me mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllimi për familjen e Shpat Kasapit.

Shumë ndjekës e cilësuan postimin si një nga momentet më prekëse të kësaj feste, duke u ndalur te mungesa e artistit dhe forca që po tregon familja e tij.