Mimoza ndryshoi hitin e Dafinës, reagon vetë këngëtarja...

Mimoza ndryshoi hitin e Dafinës, reagon vetë këngëtarja...

Mimoza Ahmeti vazhdon të jetë një nga figurat më virale të “Ferma VIP”, duke surprizuar publikun me spontaneitetin dhe humorin e saj.

Gjatë një feste në ambientet e fermës, ajo mori mikrofonin dhe interpretoi në mënyrën e saj hitin “Na na na” të Dafina Zeqiri. Por ajo që e bëri momentin viral ishte ndryshimi që i bëri tekstit.

Në vend të vargut origjinal, Mimoza zgjodhi të këndojë “qen o qen”, duke e përsëritur me humor gjatë gjithë performancës, gjë që shkaktoi të qeshura dhe reagime të shumta në rrjet.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në platforma si TikTok, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të ditës.

Por surpriza nuk mbaroi me kaq. Edhe vetë Dafina Zeqiri reagoi ndaj këtij momenti, duke komentuar me një zemër të bardhë në një nga videot që qarkullonin online. Një reagim që u interpretua si një shenjë sportiviteti dhe pranimi me humor i “versionit” të ri të këngës së saj.

Ky episod tregon edhe një herë pse Mimoza Ahmeti po dominon vëmendjen në këtë sezon, me stilin e saj unik, të papritur dhe gjithmonë argëtues.