Mimoza Ahmeti në dhimbje të madhe, ndahet nga jeta babai i saj: “U shua një pjesë e zemrës sime”

Mimoza Ahmeti via Instagram
Mimoza Ahmeti via Instagram

Një humbje e rëndë ka prekur këto ditë poeten dhe shkrimtaren Mimoza Ahmeti, e cila ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj të shtrenjtë.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, Ahmeti ka ndarë dhimbjen e saj dhe i ka kushtuar të atit një dedikim të ndjerë, duke kujtuar rolin e rëndësishëm që ai ka pasur në jetën dhe formimin e saj.

“Sot u shua një pjesë e zemrës sime… Sot humba babanë tim të shtrenjtë”, shkruan ajo.

Në mesazhin e saj, Mimoza e përshkruan të atin si një prej shtyllave më të forta të jetës së saj, duke theksuar se pas arritjeve dhe rrugëtimit të saj qëndrojnë edhe mësimet, dashuria dhe sakrificat e tij.

“Shpresoj që çdo gjë që kam arritur në jetë të të ketë bërë krenar. Shpresoj që, edhe atje ku s’mund të të shoh më, të jesh duke më parë”, shprehet ajo mes dhimbjes.

Një pjesë veçanërisht emocionale e dedikimit i kushtohet edhe nënës së saj, e cila nuk jeton më. Mimoza i kërkon të atit që, kur ta takojë, ta përqafojë fort në emër të saj.

“Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua. Thuaji se më ka munguar çdo ditë”, shkruan ajo.

Në fund, Ahmeti shpreh besimin se prindërit e saj janë tashmë sërish bashkë, ndërsa ajo mbetet me kujtime, mall dhe një dashuri që nuk shuhet.

“Tani jeni përsëri bashkë… Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë”, shkruan Mimoza, duke e mbyllur dedikimin me fjalët:

“U prehsh në paqe, babi im. Përqafoje nënën fort për mua… Ju dua sot, nesër dhe përtej çdo kohe. Përjetë vajza juaj.”