Hyrja e Ilir Shaqiri në “Ferma VIP” ka ndezur menjëherë rrjetet sociale, duke e kthyer në një nga temat më të nxehta të momentit.
Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” ka rikthyer vëmendjen mbi veten, por jo pa polemi ka. Një pjesë e publikut e sheh këtë si një lëvizje të kontestueshme, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një strategji të zgjuar për të qëndruar në qendër të vëmendjes.
Por ajo që ka shtuar edhe më shumë debatet është shifra e përfolur për pjesëmarrjen e tij. Sipas raportimeve nga Liberta Spahiu dhe “Prive”, Iliri dyshohet se ka përfituar rreth 40 mijë euro, një shumë që është cilësuar si shumë e lartë për tregun shqiptar të spektaklit.
Kjo ka ndezur diskutime mbi pagesat në reality show, me shumë ndjekës që pyesin nëse këto shifra janë të justifikuara apo thjesht pjesë e një strategjie për të rritur audiencën dhe interesin publik.
Pavarësisht kritikave apo mbështetjes, një gjë mbetet e qartë: prania e Ilir Shaqirit në “Ferma VIP” ka arritur qëllimin kryesor, vëmendje maksimale dhe diskutim të vazhdueshëm.
Tani mbetet për t’u parë nëse ai do të arrijë të dominojë edhe këtë format, apo nëse kjo eksperiencë do të ndikojë ndryshe në imazhin e tij publik.




