Mes zërave për ndarje nga Sara Hoxha, Erik Fullani reagon me një mesazh misterioz...

Mes zërave për ndarje nga Sara Hoxha, Erik Fullani reagon me një mesazh misterioz...

Pas ditësh të mbushura me aludime për fundin e marrëdhënies mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës, ka ardhur edhe reagimi i parë, indirekt, nga vetë Eriku.

Ndonëse pa përmendur emra apo duke konfirmuar drejtpërdrejt lajmet për ndarjen, ai ka zgjedhur të ndajë në Instagram një mesazh që është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një reagim ndaj situatës personale.

“Nderi im vjen nga gjërat që bëj për ata që dua. Është mes meje dhe atyre.”

Erik Fullani via Instagram Story

Ky postim ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjet, sidomos pas raportimeve të fundit se marrëdhënia mes Erikut dhe Sarës mund të ketë marrë fund.

Lajmi për ndarjen e dyshes u përfol fillimisht nga emisioni “Prive by Liberta Spahiu”, ndërsa më pas u komentua gjerësisht në mediat rozë dhe rrjetet sociale.

Megjithëse Erik Fullani nuk e përmend askund Sara Hoxhën, ndjekësit e kanë interpretuar postimin si një përpjekje për të mbrojtur privatësinë dhe për të mbajtur larg publikut detajet e jetës së tij personale.

Për momentin, as Sara dhe as Eriku nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare për raportin e tyre, duke lënë gjithçka në nivel aludimesh dhe interpretimesh nga publiku.