Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti ka qenë pjesë e një prej eventeve më të rëndësishme në SHBA, White House Correspondents' Dinner, e cila këtë herë mori një kthesë të papritur pas raportimeve për një incident me armë zjarri.
Artistja, që jeton prej vitesh në United States, ndau në Instagram pamje nga mbrëmja, ku shfaqej elegante në tapetin e kuq përpara sfondit zyrtar të eventit.
Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi elegant, me prerje asimetrike dhe detaje të theksuara në njërën anë, ndërsa pamjen e kompletoi me flokë të kapur lart dhe vathë të gjatë, duke tërhequr vëmendje me stilin e saj.
Në përshkrimin e fotos, Bleona shkroi:
“Pushtet, politikë dhe rrobaqepësi precize…”, duke zbuluar edhe se eventi pritet të riplanifikohet pas situatës së krijuar.
Në një tjetër postim, ajo publikoi një video të makinës zyrtare të presidentit të SHBA, Donald Trump, ku shihet edhe automjeti i përdorur nga ai dhe Melania Trump.
Ajo shtoi edhe një detaj që rriti më shumë interesin: sipas saj, pamjet janë filmuar pak para incidentit, duke i përshkruar si “momente para sulmit”.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare, ndërsa postimet e Bleonës kanë shtuar kuriozitetin mbi atë që ndodhi realisht gjatë kësaj mbrëmjeje të rëndësishme.




