“Më ndiqte kudo”/ Sara Hoxha rrëfen për herë të parë përndjekjen e frikshme: “E denoncova në polici”

Sara Hoxha via Instagram
Sara Hoxha via Instagram

Sara Hoxha ka ndarë një nga eksperiencat më të frikshme që ka përjetuar, duke zbuluar se ka qenë viktimë e një rasti përndjekjeje, që e detyroi të kërkonte ndihmë nga policia.

Gjatë intervistës së saj për X Media, Sara tregoi se personi në fjalë përdorte postimet dhe aktivitetin e saj në rrjetet sociale për të mësuar vendndodhjen e saj dhe për t’u shfaqur në të njëjtat vende ku ajo ndodhej.

“Më ndiqte kudo,” – rrëfeu ajo, duke treguar se situata kishte nisur ta bënte të ndihej e pasigurt dhe e shqetësuar.

Sipas Sarës, përndjekësi jo vetëm që e ndiqte fizikisht, por edhe pyeste njerëzit përreth për të, duke krijuar një situatë shumë të pakëndshme dhe stresuese.

Përballë kësaj situate, ajo vendosi të ndërmarrë hapa ligjorë dhe bëri një denoncim zyrtar në polici.

Fatmirësisht, pas ndërhyrjes së autoriteteve, situata u qetësua dhe personi në fjalë nuk e shqetësoi më.

Rrëfimi i Sarës ka ngjallur shumë reagime në rrjet, ndërsa shumë ndjekës kanë vlerësuar vendimin e saj për të folur hapur mbi rëndësinë e sigurisë personale dhe reagimit në raste të tilla.