Krisa Caushi ka folur hapur për jetën e saj personale dhe profesionale gjatë një interviste në emisionin “N’Vibe”, ku ka ndarë detaje si për marrëdhënien me partnerin e saj, Tirin, ashtu edhe për eksperiencat e saj në karrierë.
Duke folur për lidhjen në çift, Krisa tregoi se ajo dhe Tiri kanë zgjedhur ta ndërtojnë marrëdhënien e tyre mbi sinqeritetin dhe komunikimin e hapur.
“Ne nuk kemi negociuar me asgjë. Kemi zgjedhur të jemi të sinqertë”, u shpreh ajo, duke vënë theksin te rëndësia e transparencës mes tyre.
Por vëmendjen më të madhe e mori një tjetër rrëfim, këtë herë lidhur me imazhin e saj publik dhe karrierën.
Krisa zbuloi se gjatë rrugëtimit profesional i është kërkuar të ndryshojë mënyrën se si paraqitet dhe të shfaqë një anë më sensuale.
“Më kanë kërkuar të bëj si seksi, por nuk e bëj dot”, deklaroi ajo.
Përmes kësaj deklarate, Krisa la të kuptohej se nuk dëshiron të krijojë një imazh që nuk përputhet me personalitetin dhe mënyrën se si ndihet, pavarësisht pritshmërive apo sugjerimeve që mund t’i jenë bërë gjatë karrierës.
Në intervistë, ajo tregoi kështu një tjetër anë të sajën, duke vënë në pah se autenticiteti mbetet më i rëndësishëm për të sesa përshtatja me një imazh të caktuar për të cilin mund të ketë kërkesë në industrinë e showbiz-it.




