Malbora festë “shpërthyese” pas eliminimit të Adionit – videoja që po bën xhiron e rrjetit...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Eliminimi i Adion Puka nga Ferma VIP, pas një televotimi të fortë përballë Mimoza Ahmeti, ka sjellë reagime të shumta si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Një nga reagimet më të bujshme ka qenë ai i Malbora, e cila nuk e ka fshehur aspak entuziazmin për largimin e tij.

Në një video që po qarkullon në rrjet, ajo shihet në një ambient restoranti duke kërcyer, brohoritur dhe festuar rezultatin, duke treguar hapur mbështetjen për Mimozën.

Gjatë festës, Malbora përdor edhe nota ironie, teksa në sfond përmendet emri i Mimoza Ahmetit dhe ajo shprehet:

“Topa topa, bie bora… Boyfriend-at në shtëpi! Boyfriend-at në shtëpi!”

Ky reagim ka ngjallur komente të shumta në rrjet, duke e kthyer videon në një nga momentet më të komentuara dhe virale pas këtij televotimi.