Vetëm pak ditë pasi Prive By LS raportoi ekskluzivisht për lidhjen e re të Lumbardh Salihut, tashmë është publikuar edhe fotografia e parë ku ai shfaqet hapur krah partneres së tij.
Ish-fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2” thuhet se është në një lidhje me një sipërmarrëse austriake, e cila, sipas burimeve të Prive By LS, është milionere dhe zotëron disa biznese në Austri.
Deri tani, çifti kishte zgjedhur ta mbante lidhjen larg vëmendjes së publikut. Edhe fotografitë e tyre të përbashkëta ishin publikuar me kujdes, në mënyrë që Lumbardhi të mos identifikohej qartë.
Por duket se një fotografi e realizuar në Milano ka ndryshuar gjithçka.
Ka qenë Kristale Rama, bashkëshortja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ajo që ka publikuar një album me momente nga Milan Fashion Week. Mes fotografive të saj ndodhet edhe një imazh ku Lumbardhi shfaqet krah partneres së tij, në shoqërinë e personave të tjerë.

Kjo është hera e parë që Lumbardhi dhe partnerja e tij shfaqen kaq hapur së bashku, pas raportimeve të para për romancën e tyre.
Fotografia është realizuar gjatë Milan Fashion Week, eventi i modës që këtë vit u zhvillua nga 22 deri më 28 shtator.
Kështu, lidhja që deri pak ditë më parë po mbahej me shumë diskrecion, tashmë ka edhe fotografinë e parë publike të çiftit së bashku.




