Lotina publikon foton e parë të Mozzik me vogëlushin Oz: Dedikimi i ëmbël që shoqëron imazhin...

Lotina Haziri via Instagram
Lotina Haziri via Instagram

Lotina Haziri ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë të Mozzik me djalin e tyre të porsalindur, Oz, duke zbuluar për herë të parë një moment kaq intim mes reperit dhe vogëlushit.

Në imazhin e publikuar në Instagram, Mozzik shfaqet i buzëqeshur, duke mbajtur në krahë të birin, i cili erdhi në jetë më 16 tetor. Fotografia është shoqëruar me mbishkrimin e shkurtër, por domethënës, “My forever” (Përgjithmonë të mitë).

Lotina Haziri via Instagram Story

Çifti u bë prindër për herë të parë së bashku më 16 tetor, ndërsa lajmin e bukur të ardhjes në jetë të Oz e ndanë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Për Lotinën, Oz është fëmija i parë, ndërsa Mozzik është gjithashtu baba i Hanës, vajzës që ka nga lidhja e mëparshme me reperen Loredana Zefi.

Që prej lindjes së të birit, Lotina ka publikuar herë pas here momente nga jeta e saj e re si nënë. Megjithatë, fotografia e fundit tërhoqi vëmendje të veçantë, pasi është një nga imazhet e para familjare që ajo ka zgjedhur të ndajë publikisht.