Loredana dhe Karim drejt hapit të madh? Postimi që ndezi rrjetin për një bebush...

Loredana via Instagram
Loredana via Instagram

Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi po përjetojnë një nga periudhat më të bukura të lidhjes së tyre, ndërsa fansat janë bindur se çifti po mendon seriozisht për të zgjeruar familjen.

Reperja shqiptare ka emocionuar ndjekësit me një video të publikuar në TikTok, ku shfaqet vajza e saj Hana së bashku me Karimin në ambientet e shtëpisë së tyre në fshat.

Pamjet tregojnë afërsinë dhe raportin e ngrohtë që futbollisti ka krijuar me Hanën, ndërsa atmosfera familjare ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit.

Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte përshkrimi që Loredana Zefi i vendosi videos:

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë.”

Loredana via TikTok

Kjo frazë ndezi menjëherë aludimet se Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi mund të jenë gati për të pasur një fëmijë së bashku dhe për të çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

Ndërkohë, afrimiteti i Karimit me kulturën shqiptare po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Vetëm pak ditë më parë, futbollisti bëri bujë në rrjet pasi u shfaq duke formuar simbolin e shqiponjës me duar mes Alpeve Shqiptare, një gjest që u interpretua si dëshmi e lidhjes së fortë me rrënjët e partneres së tij.

Fansat e çiftit janë tashmë të bindur se gjithçka mes tyre po shkon në mënyrë perfekte dhe se një lajm i madh mund të vijë shumë shpejt.