Loredana Brati surprizon me ndryshimin në pamje: Rikthehet te ngjyra e saj e preferuar...

Loredana Brati via Instagram
Loredana Brati via Instagram

Loredana Brati ka vendosur t’i japë një frymë të re pamjes së saj, duke surprizuar ndjekësit me një look të rifreskuar që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ndau në InstaStory një video, ku shfaqet me flokët e sapolyer, duke zbuluar se i është rikthyer nuancës që e pëlqen më shumë.

“U ktheva në nuancën time të preferuar”, shkroi Loredana krahas pamjeve.

Loredana Brati via Instagram Story

Me këtë ndryshim, Loredana Brati ka zgjedhur t’i rikthehet ngjyrës që e ka karakterizuar prej kohësh, duke marrë menjëherë komplimente të shumta nga ndjekësit.

Pamja e re është pritur pozitivisht në rrjetet sociale, ku fansat kanë vlerësuar stilin e saj dhe look-un e rifreskuar.