Një postim i papritur në Instagram ka shkaktuar reagime të shumta te ndjekësit e Selin Bollati, duke ngritur dyshime për një largim të mundshëm nga Big Brother VIP Albania 5.
Në rrjet është shpërndarë një fotografi e saj, e shoqëruar me pretendimin se ajo ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mungesa e një shpjegimi apo konteksti në postim ka shtuar edhe më shumë konfuzionin mes fansave.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme, ku shumë ndjekës kanë kërkuar sqarime për situatën, ndërsa të tjerë kanë dyshuar që bëhet fjalë për një rreng.
Duke marrë parasysh se gjithçka ka ndodhur në 1 Prilli, një pjesë e publikut e ka interpretuar si një shaka tipike për këtë ditë, pa asnjë zhvillim real në lojë.
Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një largim të Selin Bollati, çka lë të kuptohet se bëhet fjalë thjesht për një postim që ka synuar të tërheqë vëmendje dhe të ngjallë reagime në rrjet.




