Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen në Victoria’s Secret Fashion Show 2026, ku debutoi për herë të parë në pasarelën e markës së famshme të të brendshmeve. Por, përveç paraqitjes së saj spektakolare, në qendër të vëmendjes ishte edhe reagimi i partnerit të saj, Timothée Chalamet.
Aktori i njohur u pa duke buzëqeshur dhe duartrokitur me entuziazëm, teksa Kylie sfilonte me një reçipetë luksoze, me vlerë të raportuar prej 50 milionë dollarësh. Chalamet ishte ulur në rreshtin e parë, pranë Kris Jenner, e cila filmonte të bijën me telefon dhe ndiqte me vëmendje çdo moment të saj.
Për këtë debutim të veçantë, Kylie u shfaq me krahë të mëdhenj të bardhë prej puplash, një fund të shkurtër transparent dhe reçipetën e mbuluar me diamante, duke u kthyer në një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes.
Sipas raportimeve, krijimi i jashtëzakonshëm është realizuar në bashkëpunim me kompaninë e njohur të bizhuterive Jacob & Co. Ai përmban plot 4,410 diamante natyrale, me një peshë totale prej 1,373.39 karatësh. Në qendër të tij spikat një diamant i verdhë prej 75 karatësh.
Ky model shënon rikthimin e Fantasy Bra në pasarelën e Victoria’s Secret, për herë të parë që nga viti 2018, dhe raportohet të jetë më i shtrenjti i realizuar ndonjëherë për sfilatën.
Kështu, Kylie Jenner shkëlqeu mes diamanteve miliona dollarëshe, ndërsa buzëqeshja dhe duartrokitjet e Timothée Chalamet i shtuan edhe më shumë vëmendjen këtij momenti të veçantë.




