Kurorëzim në fshehtësi/ Blerando i BBVK zyrtarizon dashurinë, zbulohet bashkëshortja e tij...

Kurorëzim në fshehtësi/ Blerando i BBVK zyrtarizon dashurinë, zbulohet bashkëshortja e tij...

Një lajm i papritur dhe mjaft i gëzueshëm vjen nga jeta private e ish-finalistit të “Big Brother VIP Kosova 2”, Blerando, i cili ka vendosur të kurorëzojë dashurinë e tij larg vëmendjes publike.

Artisti i njohur ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën personale, duke zyrtarizuar lidhjen me partneren e tij, në një ceremoni të zhvilluar në mënyrë diskrete.

Sipas informacioneve të raportuara nga emisioni “Prive”, Blerando është kurorëzuar me Lena Krasniqin, një sipërmarrëse që prej kohësh është përfolur në rrjet si partnerja e tij, ndonëse çifti ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien larg syrit të publikut.

Ceremonia civile është zhvilluar në Komunën e Prishtinës, ku thuhet se procesi është finalizuar nga vetë kryetari Përparim Rama.

“Po, është e vërtetë. Blerando dhe Lena janë kurorëzuar sot në Komunën e Prishtinës,” – raportojnë burimet.

Për ta bërë lajmin edhe më të prekshëm, vetë Blerando ka ndarë më pas një fotografi me bashkëshorten e tij në rrjetet sociale, e shkrepur në peizazhet romantike të Toskanës në Itali.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse çifti do të zgjedhë të ndajë më shumë detaje nga kjo fazë e re e jetës së tyre, apo do të vazhdojë të ruajë privatësinë që i ka karakterizuar deri tani.