“Kur zgjohesh dhe e sheh krevatin bosh…”/ Amber Candy flet hapur për dashurinë...

Amber Alushi via Instagram
Amber Alushi via Instagram

Amber Candy ka folur hapur për dashurinë, marrëdhëniet dhe mënyrën se si e sheh jetën sentimentale në ditët e sotme.

E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” ndau mendimet e saj për jetën pas reality show-t, eksperiencat personale dhe planet për të ardhmen.

Gjatë bisedës, Amber u pyet edhe për mënyrën se si i percepton djemtë shqiptarë, veçanërisht nëse i konsideron më shumë paragjykues apo mendjehapur.

Sipas saj, një nga problemet kryesore lidhet me komplekset, të cilat, në këndvështrimin e saj, duhet të lihen pas.

“Kompleksi është gjë shumë e keqe, që shumica e shqiptarëve e kanë, për fat të keq. Duhet ta heqin. Të jetojnë jetën e tyre dhe të kenë një jetë të lirë”, u shpreh Amber.

Ajo theksoi se të qenit vetvetja është e rëndësishme, për sa kohë respektohen kufijtë dhe njerëzit përreth.

Nga diskutimi për djemtë shqiptarë, biseda kaloi më pas në një temë më personale: jeta në çift.

Për Amber, dashuria është një nga gjërat që i jep më shumë kuptim jetës. Ajo tregoi se mungesa e një partneri mund të ndihet edhe në momentet më të zakonshme të përditshmërisë.

“Ku ka më mirë se dashuria? Kur e shikon atë krevatin që ngrihesh vetëm në mëngjes, demoralizohesh. E do njeriu një krah të djathtë ku të mbështetet”, tha ajo.

Megjithatë, ish-banorja e BBVIP theksoi se gjithçka varet nga personi i duhur, pasi një marrëdhënie që nuk funksionon mund të sjellë efektin e kundërt.

“Kur është e duhura. Kur nuk është e duhura, as kafja nuk të pihet”, u shpreh Amber.

Në fund, ajo iu drejtua edhe djemve shqiptarë, duke i inkurajuar të mos kenë frikë të shprehin ndjenjat dhe të tregojnë më shumë dashuri.

“Po jeni more çuna? Dashuroni gocat, ku ka më mirë!”, tha Amber, duke shtuar se sipas saj vajzat sot janë më të çliruara dhe më të drejtpërdrejta në shprehjen e asaj që dëshirojnë.